• e shtunë, 21 dhjetor 2024

E mundur që dhe Ilinois t'ia ndalojë Trampit pjesëmarrjen në zgjedhjet preliminare

E mundur që dhe Ilinois t'ia ndalojë Trampit pjesëmarrjen në zgjedhjet preliminare

Uashington, 30 janar 2024 (MIA) - Komisioni zgjedhor i shtetit federal amerikan Ilinois do të debatojë sot nëse Donald Trampit do t'i lejohet të jetë kandidat në zgjedhjet republikane në atë shtet. Kjo vijoi pas një peticioni që kërkonte ndalimin e pjesëmarjes së tij.

Mbëedhja e i Komisionit zgjedhor shtetëror të Ilinois, që është i ndarë në mënyrë të barabartë midis demokratëve dhe republikanëve, vjen pak më shumë se një javë më parë.

Gjykata Supreme e SHBA-së vendos për aktgjykim për rast të ngjashëm nga shteti Kolorado.

Gjykata Supreme në Kolorado theksoi se në bazë të amandamentit të 14-të të Kushtetutës së SHBA-së, Trampit i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhje, për shkak të rolit të tij në nxitjen e sulmit në Kapitolin amerikan më 6 janar të vitit 2021, kur mbështetësit e tij sulmuan objektin.

Përveç se në Kolorado dhe Ilinois, procedurë e ngjashme po zhvillohet edhe në shtetin federal Mejn, por vendimin përfundimtar për të gjitha rastet do ta marrë Gjykata supreme e SHBA-së. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR