• e hënë, 23 dhjetor 2024

"E Majta" parashtroi padi penale kundër kryetarit të Kuvendit për shkak të bllokimit të ligjit për mbrojtësit

Shkup, 22 tetor 2024 (MIA) - Partia politike "E Majta" sot parashtroi padi penale kundër kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi për shkak se nuk e ka përmbushur obligimin e vet sipas Rregullores lidhur me ligjin për mbrojtësit.

Deputeti Sashko Jançev në konferencën për shtyp në Kuvend tha se padia penale është parashtruar për shkak se Gashi në mënyrë të pandërgjegjshme ka vepruar lidhur me autorizimet e veta dhe ka kryer vepr penale kundër detyrës zyrtare.

"Ligji për mbrojtësit ka ngecur në procedurë kuvendore pasi që kryetari i Komisionit amë vendosi të mos thërrasë mbledhje, përkatësisht vendosi ta bllokojë ligjin. Në situatë të këtillë, kur kryetari i Komisionit vendosë të mos thërrasë mbledhje sipas ligjit të caktuar, detyrë dhe kompetencë e kryetarit të Kuvendit është ta zhbllokojë pçrocedurën ligjore përkatësisht sipas nenit 126 paragrafi 3 i Rregullores, kryetari i Kuvendit është ai që duhet ta thërrasë Komisionin dhe të emërojë anëtar të ri i cili do ta udhëheqë mbledhjen e atij Komisioni. Kryetari i Kuvendit që para 10 ditëve më 16 shtator në deklaratë për mediumet tha se nuk ka ndër mend ta zhbllokojë ligjin për mbrojtësit, se nuk ka ndër mend të thërrasë mbledhje për ligjin për mbrojtësit dhe deri më sot mbledhja e tillë nuk është mbajtur", theksoi Jançev.

Deklarata e kryetarit të Kuvendit se me atë që kryetarja e Komisionit ka thirrë mbledhje në kuadër të afateve, i merret e drejta të intervenojë dhe të emërojë anëtar tjetër për ta udhëhequr mbledhjen, sipas Jançevitinterpetimi ekstenziv me qëllim që ligji për mbrojtësit asnjëherë të mos vendoset në rend dite.

"Rregullorja është e qartë - pasi që kalojnë 24 orë, nëse kryetari i Komisionit nuk mban mbledhje rreth një ligji të caktuar, kryetari i Kuvendit emëron një anëtar tjetër që do ta mbajë mbledhjen. Ky është interpretim ekstenziv me qëllim që ligji asnjëherë të mos vijë në rend dite", tha Jançev.

Ligji për mbrojtësit është propozuar nga deputetja e LSDM-së dhe ish-ministre e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska. Ligji e mori mbështetjen në Kuvend për të shkuar me procedurë të shkurtuar. Pasi që kryetarja e Komisionit për politikë sociale, të rinj dhe demografi, Ilire Dauti nuk e vendosi ligjin në rend dite, kryetari i Kuvendit në arsyetimin e tij theksoi se nuk ka ingerenca të emërojë një anëtar tjetër në mënyrë që të mbahet mbledhja sepse Dauti e ka thirrë mbledhjen në pajtim me afatet.

"Rregullorja në nenin 126 nuk thotë 'nëse kryetari i komisionit rrefuzon të vendosë ndonjë ligj konkret', por 'nëse kryetari i komisionit nuk thërreth mbledhje'. Me atë që Ilire Dauti ka thirrë mbledhje në kuadër të afateve, nuk mund të thërras, Rregullorja ma merr atë të drejtë të intervenoj dhe të emëroj deputet tjetër për ta mbajtur mbledhjen. Në këto katër muaj pamë disa parregullsi si ky me Ligjin për mbrojtësit, si funksion i dyfishtë i Talat Xhaferit, dhe disa çështje të tjera të cialt së shpejti planifikoj t'i zgjidhë përmes komisionit për çështje të rregullores - ata të vendosin dhe të sjellin konkludime për ndryshimin e ardhshëm të Rregullores së Kuvendit", deklaroi Gashi më 16 shtator në Kanal 5. ab/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR