E Majta: Heshtja parazgjedhore nuk është respektuar, problemi më i madh vështirësitë me pajisjet për identifikim
- Heshtja parazgjedhore dje nuk u respektua nga VMRO-DPMNE dhe LSDM-ja, shtabet e të cilave ishin të hapura dhe kishte propagandë përmes rrjeteve sociale drejtuar popullit. Vëzhguesit tanë tashmë janë në vendvotime dhe ka pasur disa parregullsi. Problemi më i madh, si çdo cikël zgjedhorë, janë vështirësitë me pajisjet e identifkimit, njoftoi Krume Bogevski nga E Majta në konferencën e sotme për shtyp për rrethin e parë të zgjedhjeve lokale 2025.
- Post By Qefsere Abduli
- 14:16, 19 tetor, 2025
Shkup, 19 tetor 2025 (MIA) - Heshtja parazgjedhore dje nuk u respektua nga VMRO-DPMNE dhe LSDM-ja, shtabet e të cilave ishin të hapura dhe kishte propagandë përmes rrjeteve sociale drejtuar popullit. Vëzhguesit tanë tashmë janë në vendvotime dhe ka pasur disa parregullsi. Problemi më i madh, si çdo cikël zgjedhorë, janë vështirësitë me pajisjet e identifkimit, njoftoi Krume Bogevski nga E Majta në konferencën e sotme për shtyp për rrethin e parë të zgjedhjeve lokale 2025.
Ai informoi se vëzhguesit e tyre kanë raportuar se te disa pajisje për identifikim biometrik të votuesve ka më shumë votues sesa në listën zgjedhore. Ai shpreson se këto parregullsi do të eleminohen së shpejti dhe se procesi zgjedhor do të vazhdojë në rregull.
"Jemi të bindur për një rezultat pozitiv nga këto zgjedhje. Jemi të bindur se kemi ofruar kandidatët më të mirë dhe jemi të përgatitur për rrethin e dytë, kryesisht në Shkup, me kandidatin tonë për kryetar komune Amar Mecinoviq, i cili deri tani ka pasur një qasje të paparë në fushatë. Do të bëja thirrje për të votuar, veçanërisht të rinjtë dhe ata që ndihen se deri më tani nuk kanë marrë vendime në vetëqeverisjen lokale. Për ne nuk është e vështirë lufta, e vështirë është ta fitojmë mundësinë për një luftë institucionale. Shfrytëzojeni të drejtën tuaj për të votuar, votoni dhe merrni pjesë në vendimmarrjen në vetëqeverisjen lokale", tha Bogevski. qa/
Фото: МИА