• e premte, 05 dhjetor 2025

E Majta do të paqesë nismë për shkarkimin e kryetares së KSHPK-së

E Majta do të paqesë nismë për shkarkimin e kryetares së KSHPK-së

Shkup, 22 korrik 2025 (MIA) - Grupi parlamentar i së Majtës do të paraqesë nismë për shkarkimin e kryetares së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, informoi sot në një konferencë për shtyp deputetja Jovana Mojsoska, duke shpjeguar se Ligji për parandalimin e korrupsionit, neni 14, përcakton shprehimisht se kryetarja e antikorrupsionit mund të shkarkohet nëse kushtet e përcaktuara në nenin 11 të të njëjtit ligj pushojnë së zbatuari.

"Neni 11 përmban kushtet që duhet të përmbushë kryetarja e antikorrupsionit për t'u bërë kryetare e KSHPK-së. Ndër kushtet në nenin 11 është se asaj nuk duhet t'i ndalohet ushtrimi i profesionit. Në këtë moment, kryetares së Komisionit, Tatjana Dimitrovska, i është ndaluar ushtrimi i profesionit, ajo nuk ka qenë në punë për më shumë se dy muaj dhe këtu e gjejmë bazën ligjore në këtë rast, për të paraqitur nismën tonë në Komisionin për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve", shpjegoi Mojsoska.

Sipas saj, Ligji ekzistues i  KSHPK-së mbron shumë zyrtarët e Komisionit dhe shton se duhet të merret në konsideratë mundësia e reformimit të atij Ligji, i cili, siç tha ajo, do të rriste llogaridhënien dhe përgjegjësinë e këtyre zyrtarëve të zgjedhur. sa/

foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR