• e diel, 22 dhjetor 2024

Partia Ligj dhe Drejtësi e humbi pushtetin - Moravjecki nuk e mori mbështetjen nga Sejmi polak

Partia Ligj dhe Drejtësi e humbi pushtetin - Moravjecki nuk e mori mbështetjen nga Sejmi polak

Varshavë, 11 dhjetor 2023 (MIA) - Qeveria e re e propozuar polake e kryeminsitrit të deritanishëm dhe mandatorit aktual, Mateush Moravjecki, siç edhe pritej, nuk e mori besimin parlamentar, që e hapë rrugën për liderin e opozitës centriste, Donald Tusk ta marr pushtetin në Poloni, lajmëroi DPA.

Vetëm 190 deputteë nga Dhoma e poshtme e parlamentit polak-Sejmit, votuan për Qeverinë nacionaliste-konservatore të Moravjeckit, përderisa 266 votuan kundër.

Pritet që parlamenti të kërkojë nga Tusku, lider i partisë Platforma qytetare (PO), të kërkojë formim të Qeverisë së re polake.

Platforma qytetare dhe aleatët e saj pro-BE-së në zgjehdjet e mbajtura më 15 tetor dolën si fitues të qartë, duke fituar 248 vende në Dhomën e Poshtme prej 460 vendeve, shumë më tepër se 194 që i fitoi partia konservatore, nacionaliste dhe populiste E drejta dhe Drejtësia e Miravjeckit, përkujton DPA.

Aleanca e trefishtë e Tuskut tashmë nënshkroi marrëvehsje koalicioni dhe vendosi se si do të ndahen portofolet në kabinetin e ri, përderisa PiS nuk mundi të gjejë partnerë për mbështetje të qeverisë së tyre.

Presidenti polak, Andzhej Duda e shfrytëzoi funksionin e tij për ta shtyrë ndryshimin e pushtetit sa më gjatë, duke e angazhuar Moravjeckin të formojë qeveri pas zgjedhjeve dhe të japë betimin në kabinetin e tij në fund të nëntorit edhe krahas mungesës së shumicës. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR