• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Dyshimet për përfshirjen e babait të Vanjës fillimisht erdhën nga deklaratat e Veliborit dhe Bores, deklaroi dëshmitari në gjykatë

Dyshimet për përfshirjen e babait të Vanjës fillimisht erdhën nga deklaratat e Veliborit dhe Bores, deklaroi dëshmitari në gjykatë

Shkup, 18 tetor 2024 (MIA) - Dyshimet ndaj babait të Vanjës, Aleksandar fillimisht erdhën nga Velibori dhe Bore, të cilët na treguan se edhe babi është i përfshirë. Me deklaratat e tyre dhe perceptimin e arsyeshëm, kjo mund të shihet. Ne vetëm faktet i shohim, deklaroi dëshmitari- shefi i Njësisë për krime të dhunshme pranë SPB Shkup i cili dëshmoi në seancën e sotme për vrasjen e dyfishtë ndaj minorenes Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi në Gjykatën Themelore Penale Shkup.

Në pyetjen e avokatit të të akuzuarit Bore Videvski, në çfarë gjendje ka qenë Videvski kur i ka tregua për lidhjen e Aleksandrit, dhe nëse ndaj tij është kryer torturë, dëshmitari Dejan Dimovski, i cili gjatë asaj kohe punonte si shef i Njësisë për krime të dhunshme pranë SPB Shkup tha: "ai ishte ulur në një karrige kur tha këtë".

Kur u morën në pyetje nga avokati i babait të Vanjës, Vlladimir Tufegçiq, si arritën në përfundimin se vajza nuk ishte rrëmbyer dhe se ndoshta, siç tha ai, "dëshiron të ndëshkojë prindërit", dëshmitari tha se në bisedat me prindërit kanë profilizuar jetën e tyre sociale dhe private.

"Nga ato biseda ne fjalë për fjalë "i kemi zhveshur”. Nga bisedat e tyre mësuam se një herë ajo tentoi të pritej me një mjet të fortë. Po, po. Ka pasur raste të mospajtimtit mes tyre. Më kujtohet mirë, vajza Minja tha, a të kujtohet njëherë kur u shpua dhe Zorica tha po, po. Atëherë erdhi një indikacion se ajo mund të kishte dashur t'i ndëshkonte dhe të kishte ikur, për t'i qetësuar", tha dëshmitari. 

I pyetur nëse ka marrë konfirmim se bëhet fjalë për prindër të kujdesshëm, dëshmitari tha po.  

Për të dashurin vitual nga Suedia, dëshmitari sqaroi se prindërit dhe fëmijët e dinin për të. 

"Nëna na ka treguar se edhe ajo ka biseduar me të virtualisht. Nga shokët e klasës se njëherë edhe u grindën, virtualisht, sepse ai ose ajo po shiheshin me dikë tjetër", tha dëshmitari.

I pyetur për mesazhin e fshirë nga Aleksandri në grupin e viberit me prindërit, nëse e dinë se ai është në bisedë me një prind të quajtur Bojana, ku Aleksandri u përgjigjet pyetjeve të tyre.

Në pyetjen e mbrojtjes së Lupço Palevskit nëse është gjetur armë, dëshmitari tha jo. 

Përse të akuzuarit nuk i është marrë doreza parafine, dëshmitari tha se nuk ka ditur për praktikën e marrjes së dorezës parafine pas një kohe kaq të gjatë që nga ngjarja.

"Pas një jave nuk kemi marrë asnjëherë dorezë parafine", tha dëshmitari.

Të akuzuarit Lupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski u deklaruan se nuk ndjehen fajtorë. 

Sipas aktakuzës, ata bashkë planifikuan grabitjen e vajzës 14-vjeçare me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj më të ngushtë të japë të holla si shpërblim. Më 22 nëntor të vitit të kaluar i akuzuari me tre të akuzuar paraprakisht bashkë kanë kryer grabitjen e Pançe Zhezhovskit në Veles, me qëllim që ta detyrojnë që tua japë veturën “Citroen” që ta shfrytëzojnë për grabitje të fëmijës në Shkup.

E mitura Vanja dhe Pançe nga Velesi të cilët ishin raportuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ishin gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023. 

Lidhur me këtë rast është i dyshuar edhe një person për ndihmë pas kryerjes së veprës penale kundër të cilit procedura do të zhvillohet ndaras.

Gjykimin e udhëheq gjykatësi Ivica Stefanovski, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurorja Zhaklina Kërstevska. qa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR