• e martë, 24 dhjetor 2024

Dymbëdhjetë zjarre aktive, Angelov me apel qytetarëve që të mos marrin pjesë në shuarjen e zjarrit, nëse nuk pranohen nga komandantët lokalë

Dymbëdhjetë zjarre aktive, Angelov me apel qytetarëve që të mos marrin pjesë në shuarjen e zjarrit, nëse nuk pranohen nga komandantët lokalë

Shkup, 31 korrik 2024 (MIA) - Gjatë ditës së djeshme në territorin e vendit janë shënuar gjithsej 66 zjarre në ambient të hapur dhe pyje. Nga numri i përgjithshëm i zjarreve, 51 janë shuar plotësisht, tre zjarre janë vënë nën kontroll dhe aktualisht aktive janë 12 zjarre.

Drejtori i Drejtorisë për Menaxhim me Kriza (DMK), Stojançe Angelov, përmes një video deklarate ka bërë të ditur se në nivel të vendit gjendja është e rëndë, por jo alarmante. Ai ka theksuar se deponitë nuk duhet të nënvlerësohen fare, sepse, siç tha ai, vetëm dje në Dojran fillimisht ka marrë flakë një deponi, e më pas ka mundur të ndodhë një tragjedi nga deponia sepse janë përfshirë disa shtëpi aty pranë. Ai bën të ditur se zjarri në Dojran është ende aktiv, por nuk i kanoset qytetit.

Ai apelon qytetarët që të mos dalin me thirrje të panevojshme për grumbullimin e njerëzve që të shkojnë dhe të ndihmojnë në shuarjen e zjarreve.

"Si shtet kemi mjaft pjesëtarë të Armatës dhe policisë dhe nëse autoritetet vendore përgjegjëse për shuarjen e zjarreve - kryetarët e komunave - kërkojnë diku, ne mund të dërgojmë ushtri apo polici sa të kërkojnë. Qytetarët nuk mund të jenë të dobishëm kudo, përkundrazi mund të llogarisin në punën e shërbimeve profesionale, të zjarrfikësve, të ushtrisë, të policisë, të “Pyjeve Kombëtare”, të zjarrfikësve vullnetarë apo të vetë aeroplanëve. Qytetarët mund të jenë të dobishëm në mbrojtjen e vendbanimeve kur zjarri kërcënon një fshat ose si në rastin e mbrëmshëm kur ekzistonte një mundësi e vogël që zjarri të arrinte në qytetin e Pehçevës. Qytetarët nuk duhet të marrin pjesë në shuarjen e zjarreve, nëse nuk pranohen nga komandantët vendorë të njësive territoriale të zjarrfikësve", tha Angelov dhe apelon që të mos krijohet panik i panevojshëm.

Центарот за управување со кризи е подготвен како никогаш досега да се справи со пожарите, изјави директорот на ЦУК Стојанче Ангелов, посочувајќи дека изминатите седум дена имало повеќе од дес

Ai bën të ditur se Komiteti Drejtues sot ka mbajtur një seancë, në të cilën kanë marrë vendim për t'i propozuar Qeverisë angazhimin e mekanizmit të ndihmës së NATO-s.

"Sot patëm një seancë të Komitetit Drejtues, në të cilën morëm vendim që t'i propozojmë Qeverisë që të angazhojë të ashtuquajturën mekanizmin e NATO-s për ndihmë që në thelb ofron të njëjtat gjëra si mekanizmi i Bashkimit Evropian, por nëpërmjet tij mund të kërkojmë ndihmë në këmbësorinë, pra ndihmë në zjarrfikës me përvojë. Në këtë moment nuk e kemi një nevojë të tillë, por mund të shfaqet gjatë ditës. Aktualisht kemi një numër të mjaftueshëm të zjarrfikësve", tha ai.

Sipas Angelovit, momentalisht zjarret më të rënda janë në territorin e Pehçevës, Nagoriçan të Vjetër, komunën e Kratovës, Makedonski Brod, Sveti Nikollë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR