• e hënë, 31 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Dymbëdhjetë anëtare të BE-së kanë shprehur gatishmëri për financimin e Radios Evropa e Lirë

Dymbëdhjetë anëtare të BE-së kanë shprehur gatishmëri për financimin e Radios Evropa e Lirë

Bruksel, 27 mars 2025 (MIA) - Iniciativa çeke për sigurimin e fondeve për Radion Evropa e Lirë (REL) pas vendimit të SHBA-së për tërheqjen e mbështetjes financiare për këtë media, deri më tani është mbështetur nga 12 shtete anëtare të BE-së, informon ministri çek për Bashkimin Evropian, Martin Dvorzhak.

Sipas Dvorzhakut, ndaj iniciativës e cila shpreh gatishmërinë e mbështetjes së vendeve për të punuar së bashku për të gjetur dhe siguruar burime adekuate financiare për REL, përveç Çekisë deri më tani janë bashkëngjitur edhe Austria, Belgjika, Estonia, Gjermania, Danimarka, Letonia, Lituania, Sllovenia, Finlanda, Holanda dhe Suedia.

Ministri çek shtoi se negociatat për të shpëtuar stacionin e cila është "forcë për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe lirinë e shprehjes", janë në rrjedhë me perspektiva "premtuese".

Iniciativën për të shpëtuar REL-in, Dvorzhak e promovoi javën e kaluar në takimin e Këshillit të Evropës për çështje të përgjithshme dhe për te është debatuar gjithashtu edhe në Samitin e BE-së të mbajtur të enjten e kaluar.

"Iniciativa tërheq vëmendjen për situatën komplekse pasi SHBA ndaloi financimin e Radios Evropa e Lirë. Ne besojmë se radioja është një burim jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe funksional i informacionit të pavarur për vendet që aktualisht u mungon demokracia dhe media e lirë. Besojmë se do të ishte një dëm i madh nëse ky institucion do të dështonte", ka thënë Dvorzhak.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR