Dy viktima dhe një person i lënduar rëndë në një aksident trafiku në hyrje të Manastirit
- Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një person është lënduar rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në mesditë në magjistralen A3 që lidh qytetet Manastir me Prilep.

Manastir, 10 mars 2025 (MIA) - Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një person është lënduar rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në mesditë në magjistralen A3 që lidh qytetet Manastir me Prilep.
Në aksidentin e trafikut në hyrje të Manastirit kanë marrë pjesë një kamion dhe një automobil, ndërsa në përplasjen e drejtpërdrejtë në vendin e ngjarjes e ka humbur jetën një banor i qytetit të Shkupit dhe një shtetas i huaj ndërsa i lënduari, gjithashtu shtetas i huaj, është transferuar me urgjencë për trajtim në ISHP Spitali Klinik- Manastir.
Ekipet e SPB Manastir dhe Prokurori Publik ndodhen në terren duke hetuar shkaqet e aksidentit, ndërsa komunikacioni është riorientuar përgjatë rrugës rajonale Manastir-Prilep. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s