• e hënë, 01 korrik 2024

Dy vajza u plagosën në sulm në një shkollë në Berlin

Dy vajza u plagosën në sulm në një shkollë në Berlin

Berlin, 3 maj 2023 (MIA) - Policia e Berlinit njoftoi se dy fëmijë të vegjël janë plagosur rëndë në sulm në një shkollë në pjesën jugore të kryeqytetit gjerman.

Fëmijët e plagosur janë vajza të moshës shtatë dhe tetë vjeç. Njëra prej tyre është në rrezik për jetë.

Policia kumtoi se ka arrestuar edhe një të dyshuar. Për momentin nuk ka më shumë detaje në lidhje me rastin. sa/

Foto: Arkivi i EPA

QËNDRONI TË LIDHUR