• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Dy të vdekur në sulmin e huthëve ndaj anijes "Tru Konfidens"

Dy të vdekur në sulmin e huthëve ndaj anijes

Uashington, 6 mars 2024 (MIA) - Dy anëtarë të ekuipazhit e humbën jetën në sulmin raketor të kryengritësve huthë ndaj anijes ngarkuesse në Gjirin e Adenit në afërsi të bregut lindor të Jemenit, kumtuan autoritetet amerikane.

Kjo është hera e parë të ketë raste të vdekjes prej se huthët, të mbështetur nga Irnai, sulmuan anije në Detin e Kuq, në, siç thanë, shenjë mbështetjeje për palestinezët në luftën mes Izraelit dhe Hamasit.

Pjesa tjetër e ekuipazhit u largua nga anija True Confidence, e cila u djeg dhe tani qëndron në det, lajmëroi Bi-Bi-Si.

Një përfaqësues zyrtar amerikan deklaroi për Bi-Bi-Si se gjashtë anëtarë të ekuipazhit janë lënduar.

Në kumtesën e lëvizjes ceket se anëtarët e akuipazhit i kanë injoruar paralajmërimet.

Ambasada britanike në Jemen kumtoi se vdekja e marinarëve ishte "pikëlluee, por pasojë e pashmangshme e gjautjes së pamenduar të predhave nga ana e huthëve drejt anijeve ndërkombëtare" dhe insistoi se sulmet duhet të ndalen.

Për shkak të sulmeve të shpeshta të kryengritësve jemena dukshëm është çrregulluar komunikacioni detar sepse në cak janë anijet në rutën që e lidhë Azinë dhe Lindjen e Afërt me Evropën, ndërsa sulmi i fundit mund të çojë drejt eskalimit të tensioneve. ab/

Foto: Х

QËNDRONI TË LIDHUR