Dy të vdekur në rrugën e shpejtë Prilep-Gradsko
- Në SPB Veles dje rreth orës 14:35 është paraqitur se në rrugën e shpejtë Prilep-Gradsko, automomjeti i udhëtarëve "audi" me targa të Dellçevës, drejtuar nga 60-vjeçari Q.S. nga Dellçeva, ka dalë nga rruga. Nga lëndimet e marra në vendin e fatkeqësisë kanë ndërruar jetë shoferi dhe bashkëudhëtarja e tij 57-vjeçare, S.S. nga Dellçeva.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:10, 7 gusht, 2025
Veles, 7 gusht 025 (MIA) - Në SPB Veles dje rreth orës 14:35 është paraqitur se në rrugën e shpejtë Prilep-Gradsko, automomjeti i udhëtarëve "audi" me targa të Dellçevës, drejtuar nga 60-vjeçari Q.S. nga Dellçeva, ka dalë nga rruga. Nga lëndimet e marra në vendin e fatkeqësisë kanë ndërruar jetë shoferi dhe bashkëudhëtarja e tij 57-vjeçare, S.S. nga Dellçeva.
Siç informoi sot zëdhënësja e SPB Veles, Biljana Gjakovska, mjeku i Ndihmës së shpejtë i ka konstatuar vdekjet, ndërsa me urhdër të prokurorit publik trupat e të vdekurve janë dërguar për obduksion.
Është kryer ekspertizë nga ekipi i SPB Veles. ab/
Fotо: МIА arkivi