Dy të vdekur dhe një i lënduar në Vollkovë
- Dy persona e humbën jetën, ndërsa një i mitur është lënduar në incidentin që sot në mëngjes ndodhi në fshatin e Shkupit, Vollkovë. I mituri i lënduar është dërguar në Kompleksin e klinikave "Nëna Terezë".
- Post By Arta Bunjaku
- 11:23, 24 mars, 2025

Shkup, 24 mars 2025 (MIA) - Dy persona e humbën jetën, ndërsa një i mitur është lënduar në incidentin që sot në mëngjes ndodhi në fshatin e Shkupit, Vollkovë. I mituri i lënduar është dërguar në Kompleksin e klinikave "Nëna Terezë".
Ministria e Punëve të Brendshme konfirmoi se rasti është paraqitur në orën 9 dhe se R.C. dhe M.N. nga lëndimet e marra kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Si kryes i mundshëm ceket M.N.
"Sot (24.03.2025) rreth orës 09:00 në SPB Shkup ka pasur paraqitje se në f.Vollkovë, Shkup, ka pasur të shtëna nga armë zjarri, me ç'rast janë lënduar disa persona. Nëpunës policorë dolën në vendi dhe u konstatua se R.C: dhe M.N., nga plagët e marra ndërruan jetë në vendin e ngjarjes. Mjeku nga Ndihma e shpejtë mjekësore konstatoi vdekjen. Me lëndime kali edhe nl i mitur, i cili ishte dërguar në Kompleksin e klinikave 'Nëna Terezë për ofrim të ndihmës. Si kryes i mundshëm i ngjarjes ceket M.N.. Po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit", informojnë nga MPB.
Drejtoresha e TOARMIQU, prof.dr. Maria Sërceva Jovamovski konfirmoi se në Klinikë është një pacient nga incidenti në Vollkovë dhe se për momentin po bëhen hetime.
"Para rreth dhjetë minutave është pranuar një pacient i cili është lënduar nga arma e zjarrit. Për momentin ai po hetoheti. Në përgjithësi gjendja e përgjithshme e tij është relativisht stabile. Pacienti, pas hetimit me siguri do ta vazhdojë mjekimin në Klinikën për orirugji plastike", deklaroi Sërceva Jovanovski. ab/
Foto: МIА arkivi