• e mërkurë, 08 janar 2025

Dy të vdekur dhe 63 të shpëtuar në fatkeqësinë me emigrantë në afërsi të ishullit grek Rodos

Dy të vdekur dhe 63 të shpëtuar në fatkeqësinë me emigrantë në afërsi të ishullit grek Rodos

Athinë, 7 janar 2025 (MIA) - Së paku dy persona e humbën jetën në fatkeqësinë e re me emigrantë në pjesën detare të ishullit grek Rodos, përderisa janë shpëtuar 63 persona, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Nga shërbimi bregdetar i Greqisë informuan se aksioni i shpëtimit është në rrjedhë, po zhvillohet në kushte të mira të motit, ndërkaq marrin pjesë një anije patrulluese, një anije shpëtimtare, si dhe zhytës, për gjetjen e mundshme të të zhdukurve.

Deri më tani janë zbuluar 63 refugjatë dhe emigrantë dhe janë tërhequr trupat e pajetë të dy personave, ndërsa shkaqet e fatkeqësisë nuk dihen. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR