• e shtunë, 06 korrik 2024

Dy të lënduar në aksidentin e komunikacionit në rrugën e vjetër Kumanovë- Shkup

Dy të lënduar në aksidentin e komunikacionit në rrugën e vjetër Kumanovë- Shkup

Shkup, 26 gusht 2023 (MIA) - Dy persona janë lënduar në një aksident të komunikacionit që ka ndodhur sot në rrugën e vjetër Kumanovë- Shkup në fshatin Nikushtak në afërsi të deponisë.

Nga MPB për MIA-n kanë thënë se sipas informacioneve fillestare në komunikacion janë përfshirë një makinë e tipit "opel astra" me targa të Kumanovës dhe një shkoda super poashtu me targa të Kumanovës.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur rreth orës 14, ndërsa shoferët janë transferuar në Qendrën klinike në Shkup.

Foto: QMK

 

QËNDRONI TË LIDHUR