• e martë, 19 nëntor 2024

Dy shtetas sirianë kanë transferuar ilegalisht 14 persona nga Greqia në vendin tonë

Dy shtetas sirianë kanë transferuar ilegalisht 14 persona nga Greqia në vendin tonë

Shkup, 8 gusht 2023 (MIA) - Kallëzim penal për dy shtetas sirianë 18-vjeçarë, me qëndrim të përkohshëm në Greqi, të cilët ilegalisht kanë transferuar 14 persona nga territori grek drejt vendit tonë.

"DPB Gjevgjeli parashtroi kallëzim penal kundër H.M (18) dhe A.A (18), dy shtetasit sirianë, me qëndrim të përkohshëm në Republikën e Greqisë, për shkak të ekzistimit të bazës s[ dyshimit për vepër penale “kontrabandim të emigrantëve”. Më 01.08.2023 të denoncuarit, në cilësi të udhëheqësve, ilegalisht kanë transferuar 14 emigrantë, mes të cilëve një fëmijë, të gjithë nga Siria, nga Republika e Greqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut", informojnë nga MPB-ja. 

Përveç këtij rasti, DPB Gjevgjeli  ka parashtruar kallëzim penal kundër I.D (19) dhe N.A (21), dy shtetas të Republikës së Greqisë, për shkak të ekzistimit të bazës  së dyshimit për vepër penale “kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

"Më 19.07.2023, të denoncuarit me makinë të pasagjerëve në vendkalimin kufitar Bogorodicë kanë transferuar një shtetas grek në Republikën e Maqedonisë së Veriut duke e fshehur në bagazhin e makinës", njoftojnë nga MPB-ja. qa/ar/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR