• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Dy shpërthime në afërsi të brigjeve të Jemenit

Dy shpërthime në afërsi të brigjeve të Jemenit

Sana, 8 mars 2024 (MIA) - Dy shpërthime u raportuan sot në një anije që kalonte Gjirin e Adenit në afërsi të brigjeve të Jemenit. Shpërthimet ndodhën përpara anijes, njofton Agjencia britanike e sigurisë detare UKMTO.

Ky është sulmi i fundit që synon trafikun detar në afërsi të brigjeve të Jemenit.

“Kapiteni raportoi dy shpërthime para anijes. Anija dhe ekuipazhi janë të sigurt. Anijet këshillohen të lundrojnë me kujdes dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë në UKMTO”, thuhet në një deklaratë të agjencisë britanike.

Shpërthimet ndodhën në rreth 50 milje detare në juglindje të qytetit port të Adenit i cili është nën kontrollin e qeverisë jemenase në luftën e saj me rebelët Huthë.

Deri më tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet.

Huthët kanë shtuar sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit që nga nëntori duke bërë që shumë pronarë të anijeve të shmangin ato kalime kryesore për tregtinë ndërkombëtare. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR