Dy raste të kollës së mirë gjatë shtatë ditëve të kaluara
- – Dy raste të kollës së mirë janë evidentuar prej 10 deri më 16 janar. Bëhet fjalë për fëmijë nga Shkupi, njëri i moshës prej pesë muajve dhe i pavaksinuar, i regjistruar më 10 janar, ndërsa i dyti i moshës prej katër vjet, i vaksinuar komplet, i regjistruar të hënën. Të dy fëmijët janë mjekuar në ambulantë, informuan sot pasdite nga Instituti i Shëndetit Publik.
- Post By Fitore Curri
- 14:22, 17 janar, 2025
Shkup, 17 janar 2025 (MIA) – Dy raste të kollës së mirë janë evidentuar prej 10 deri më 16 janar. Bëhet fjalë për fëmijë nga Shkupi, njëri i moshës prej pesë muajve dhe i pavaksinuar, i regjistruar më 10 janar, ndërsa i dyti i moshës prej katër vjet, i vaksinuar komplet, i regjistruar të hënën. Të dy fëmijët janë mjekuar në ambulantë, informuan sot pasdite nga Instituti i Shëndetit Publik.
Në periudhën e kaluar shtatëditore nuk ka pasur asnjë rast të kollës së mirë.
Nga 27 dhjetori deri më 2 janar ishte regjistruar një rast i kollës së mirë. Atëherë nga Instituti informuan se fëmija mjekohet në spital. Fëmija nga Shkupi kishte vetëm dy muaj, i pavaksinuar sepse nuk e kishte arritur moshën e vaksinimit.
Në periudhën 2024/25, deri më 16 janar, në territorin e shtetit janë regjistruar gjithsej 1.176 persona të sëmurë nga kolla e mirë, me incidencë prej 64/100.000 banorë.
Më 14 janar, ishte pranuar raport për epidemi në Kumanovë me gjithsej 107 të sëmurë të regjistruar. Rasti i fundit i raportuar është regjistruar më 18 nëntor. Nga Instituti theksojnë se epidemia në territorin e qytetit të Shkupit ende po vijon.
Nga 18 janari i vitit 2024 deri dje, në territorin e shtetit janë dhënë gjithsej 94.822 doza të vaksinës me komponentë kundër kollës së mirë. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s