Dy persona kanë humbur jetën nga orteku në Tirol, 18 persona janë ngujuar
- Dy persona kanë humbur jetën në ortek në Tipol, Australi, katër janë shpëtuar, ndërsa sipas informatave të para 18 janë ngujuar. Vazhdon operacion i madh i shpëtimit.
- Post By Fami Bajrami
- 15:42, 11 prill, 2024
Paris, 11 prill 2024 (MIA) - Dy persona kanë humbur jetën nga orteku në Tirol, Austri, katër janë shpëtuar, ndërsa sipas informatave të para, 18 janë ngujuar. Vazhdon operacioni i madh i shpëtimit.
Orteku filloi rreth orës 11 të mëngjesit në komunën Vent im Niedertal në drejtim të Martin Bush Hute, raportojnë mediat lokale.
Në vazhdim është operacion i madh shpëtimi. Të mbijetuarit po kërkohen me qen dhe helikopterë.
Shërbimet e emergjencës për momentin nuk mund të vijnë në vendin e aksidentit për arsye sigurie.
Gjithashtu, shërbimet e urgjencës janë përqëndruar në evakuimin e alpinistëve në rrugë për në kasollen Martin Bush, shkruan “Kronen cajtung”. rq/bsh/
Foto: Arkivi i MIA-s