• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dy persona janë plagosur rëndë, ndërsa katër të tjerë më lehtë gjatë sulmit me thikë në Zvicër

Dy persona janë plagosur rëndë, ndërsa katër të tjerë më lehtë gjatë sulmit me thikë në Zvicër

Bazel, 16 maj 2024 (MIA) - Dy persona u plagosën rëndë dhe katër të tjerë më lehtë në një sulm me thikë ndaj kalimtarëve në qytetin verior zviceran të Zofingenit rreth 50 kilometra në jug të Bazelit dhe kufirit gjerman, tha policia lokale.

Sulmi ka ndodhur dje rreth orës 17:00.

"Kemi disa persona të lënduar", deklaroi zëdhënësi i policisë për DPA, duke shtuar se ata janë dërguar në spital.

Policia kumtoi se kanë marrë thirrje se një burrë kishte sulmuar njerëzit me thikë në një stacion treni lokal. Sulmuesi më pas ka ikur në një ndërtesë aty pranë, duke plagosur njerëzit që takoi gjatë rrugës.

Policia ka konfirmuar në rrjetet sociale se sulmuesi është arrestuar nga forcat speciale pasi fshihej prej dy orësh në ndërtesë. Sipas policisë lokale, autori i cili dyshohet se ka vepruar i vetëm, është identifikuar si i huaj rreth moshës 40 vjeçare.

Motivi i sulmit ende nuk është bërë i ditur.

Të gjashtë viktimat ndodhen në spital me plagë me thikë. Mes të plagosurve janë dy mësuese nga shkolla kantonale në Zofingen dhe një grua shtatzënë e cila ka pësuar prerje në fytyrë, por jeta e saj nuk është më në rrezik.

Sulmuesi ka marrë edhe ndihmë mjekësore pasi ka mbetur i plagosur me thikë. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR