• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Dy persona janë arrestuar në Gjermani me dyshim se kanë planifikuar sabotime, duke përfshirë edhe kundër objekteve ushtarake të SHBA-së

Dy persona janë arrestuar në Gjermani me dyshim se kanë planifikuar sabotime, duke përfshirë edhe kundër objekteve ushtarake të SHBA-së

Berlin, 18 prill 2024 (MIA) - Dy persona me shtetësi të dyfishtë, gjermane dhe ruse, janë arrestuar në Gjermani me dyshim se kanë planifikuar sabotime, duke përfshirë edhe kundër objekteve ushtarake të SHBA-së, me qëllim që të minohet përkrahja ushtarake kundër Ukrainës, njoftuan prokurorët gjermanë.

Autoritetet i kanë bastisur edhe vendet e punës të dy të dushuarve, të cilët akuzohen se kanë punuar për agjenci të huaja zbuluese, thuhet në kumtesë.

Një nga të dyshuarit, i identifikuar nga autoritetet so Diter S., nga tetori i vitit 2023 ka biseduar për komplote të mundshme me person të lidhur me zbulimin rus, thuhet në kumtesë. Diter S. ka qenë i gatshëm të kryejë sulme me bomba dhe shkaktimin e zjarrit në objekte ushtarake, duke përfshirë edhe ato me të cilat menaxhojnë forcat amerikane, saktësoi prokuroria.

Sipas revistës Shpigel, objektet e kanë përfshirë bazën ushtarake Grafenvoer në provincën jugore Bavaria, ku ushtarët ukrainas stërviten për të përdorur tanket amerikane Abrams.

Ambasada ruse në Berlin nuk u përgjigj menjëherë kërkesave për koment. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR