• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Dy persona humbën jetën në një sulm raketor rus në Odesa

Dy persona humbën jetën në një sulm raketor rus në Odesa

Kiev, 29 prill 2024 (MIA) - Të paktën dy persona kanë humbur jetën, ndërsa tetë të tjerë janë lënduar në një sulm raketor rus në Odesa në jug të Ukrainës, njofton guvernatori lokal.

"Për fat të keq, dy persona humbën jetën në sulm raketor rus. Tetë persona të tjerë u plagosën në shkallë të ndryshme, mes të cilëve edhe një 12-vjeçar", shkruan guvernatori Oleg Kiper në Telegram. 

Në një mesazh të veçantë më herët sot, ai tha se sulmi rus dëmtoi ndërtesat e banimit dhe infrastrukturën tjetër civile.

Porti i Odesës në Detin e Zi është i rëndësishëm për eksportuesit ukrainas dhe është rregullisht objektiv i sulmeve vdekjeprurëse me raketa dhe dronë.

Gjithashtu, në Harkov, qyteti i dytë më i madh ukrainas i cili shpesh është cak i sulmeve ruse, sot një civil u plagos në një sulm rus, njoftojnë autoritetet lokale.

Guvernatori lokal Oleg Sinegubov njoftoi se një burrë 42 vjeçar u plagos nga predha gjatë një sulmi raketor rus. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR