Dy persona e kanë humbur jetën, ndërsa nëntë janë zhdukur në shpërthimin në një fabrikë për çokollada në SHBA
- Dy persona e kanë humbur jetën, ndërsa nëntë llogariten të zhdukur në shpërthimin që ka ndodhur mbrëmë në një fabrikë për çokollada në shtetin federal amerikan, Pensilvani.
- Post By Besnik Shuki
- 13:29, 25 mars, 2023
Uashington, 25 mars 2023 (MIA) - Dy persona e kanë humbur jetën, ndërsa nëntë llogariten të zhdukur në shpërthimin që ka ndodhur mbrëmë në një fabrikë për çokollada në shtetin federal amerikan, Pensilvani.
Shefi i policisë së qarkut, Uejn Holbejn tha se shpërthimi ka ndodhur dje në ora 17 sipas kohës lokale (21 sipas kohës së mesme evropiane).
"Shkaku për shpërthimin është nën hetim", tha Holbejn në konferencë për shtyp. bsh/
Foto: Printskrin