Dy kandidatë për u.d. kryetarë të komunës së Koçanit, në mbledhjen e Këshillit një orë pauzë
- Këshilli i Komunës së Koçanit sot e mban mbledhjen e 62-të në të cilën pika e vetme e rendit të ditës është zgjedhja e u.d. kryetar i komunës pas dorëheqjes së kryetarit Ljupço Papazov, i cili është njëri nga të dyshuarit për zjarrin në diskotekën "Puls" ku jetën e humbën 61 persona, ndërsa rreth 200 u lënduan. Kandidaturë për u.d. kryetar i komunës në mbledhje dorëzoi këshilltari Venko Kërstevski, i zgjedhur nga grupi i votuesve, ndërsa nga VMRO-DPMNE ishte propozuar koordinatori i grupit këshillues Goce Markov.
- Post By Sara Ademi
- 14:30, 14 prill, 2025

Koçan, 14 prill 2025 (MIA) - Këshilli i Komunës së Koçanit sot e mban mbledhjen e 62-të në të cilën pika e vetme e rendit të ditës është zgjedhja e u.d. kryetar i komunës pas dorëheqjes së kryetarit Ljupço Papazov, i cili është njëri nga të dyshuarit për zjarrin në diskotekën "Puls" ku jetën e humbën 61 persona, ndërsa rreth 200 u lënduan. Kandidaturë për u.d. kryetar i komunës në mbledhje dorëzoi këshilltari Venko Kërstevski, i zgjedhur nga grupi i votuesve, ndërsa nga VMRO-DPMNE ishte propozuar koordinatori i grupit këshillues Goce Markov.
Kandidatët për u.d. kryetar i komunës patën sqarime të shkurta të kandidaturave të tyre, pas së cilës në mbledhje u bënë një sërë diskreditimesh dhe ofendimesh personale për kandidatët dhe mes atyre të propozuar. Për këtë arsye kryetari i Këshillit Lazo Mitev dha pauzë një orëshe.
Kristina Atanasova Arsova, këshilltare e VMRO-DPMNE-së, sërish në mbledhje publikisht e dorëzoi dorëheqjen e saj të detyrës. Ajo tha se nuk pranon zënka të tilla politike veçanërisht që edhe vetë është e prekur sepse fëmija i saj është një nga të lënduarit në zjarrin në diskotekën Puls.
Në Këshillin e Komunës së Koçanit janë 19 anëtarë, nga të cilët nëntë janë nga VMRO-DPMNE, tetë nga LSDM, një i pavarur dhe një nga E Majta. sa/
FOTO: MIA