• e premte, 05 dhjetor 2025

Dy fëmijë dhe një grua vriten nga të shtënat në Irlandën e Veriut

Dy fëmijë dhe një grua vriten nga të shtënat në Irlandën e Veriut

 Belfast, 23 korrik 2025 (MIA) - Dy fëmijë dhe një grua kanë vdekur nga plagët me armë zjarri në Qarkun Fermana në  Irlandën e Veriut, ka konfirmuar policia.

 Personi i katërt, një burrë, është në gjendje të rëndë në spital.

Kryeshefi i policisë Robert Mekgovan konfirmoi se të katër personat pësuan plagë me armë zjarri.

 Policia bëri të ditur se incidenti ndodhi në zonën e Dramir Roud të fshatit Megvajersbrixh  dhe se policët janë në vendngjarje, e cila është mbyllur.

 Mekgovani deklaroi se dy persona u shpallën të vdekur në vendngjarje, ndërsa një person i tretë vdiq në spital të mërkurën pasdite.

 Në vijim është hetimi policor për incidentin.

 Foto: X

 

QËNDRONI TË LIDHUR