Dy ditët e ardhshme mot i ndryshueshëm me vranësira, gjatë fundjavës mot me diell me rritje të temperaturës
- - Gjatë dy ditëve të ardhshme moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të shiut, të cilat në disa vende do të jenë më të rrëmbyeshme dhe më të dendura, të shoqëruara me paraqitje të bubullimave, njoftoi Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike.
- Post By Fitore Curri
- 13:04, 18 shtator, 2024

Shkup, 18 shtator 2024 (MIA) - Gjatë dy ditëve të ardhshme moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të shiut, të cilat në disa vende do të jenë më të rrëmbyeshme dhe më të dendura, të shoqëruara me paraqitje të bubullimave, njoftoi Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike.
Në ditët e fundjavës moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me kushte për shi të lehtë lokal në rajonet malore. Temperatura e ditës do të rritet gradualisht. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s