Dy bllokada katërorëshe nga bujqit grekë në vendkalimin kufitar Evzoni
- Ashtu si në tre ditët e kaluara, edhe sot, bujqit grek planifikojnë dy bllokada katërorëshe në vendkalimin kufitar Evzoni drejt vendit tonë, duke ndërprerë qarkullimin për të gjitha automjetet për hyrje dhe dalje nga Greqia në periudhën prej orën 11 deri në orën 15 sipas orës së Maqedonisë (12 deri 16 sipas kohës greke) dhe nga ora 17 deri 21 (nga ora 18 deri 22 sipas kohës lokale), njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Athinë, 30 dhjetor 2025 (MIA) - Ashtu si në tre ditët e kaluara, edhe sot, bujqit grek planifikojnë dy bllokada katërorëshe në vendkalimin kufitar Evzoni drejt vendit tonë, duke ndërprerë qarkullimin për të gjitha automjetet për hyrje dhe dalje nga Greqia në periudhën prej orën 11 deri në orën 15 sipas orës së Maqedonisë (12 deri 16 sipas kohës greke) dhe nga ora 17 deri 21 (nga ora 18 deri 22 sipas kohës lokale), njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Pritet që bujqit nga e nesërmja deri të premten të heqin bllokadat për shkak të festave të Vitit të Ri, për të lehtësuar udhëtimet e qytetarëve, ashtu siç ndodhi edhe javën e kaluar për Krishtlindje, ndërsa të shtunën në një takim të përbashkët do të vendosin hapat e tyre të ardhshëm.
Protestat e bujqve kanë zgjatur tashmë një muaj, filluan më 30 nëntor, për shkak të shpenzimeve të rritura për prodhimtarinë dhe çmimet e ulëta të shitjes së produkteve të tyre, për shkak të skandalit me subvencionet bujqësore evropiane, ndërsa kërkesa kryesore është pagesa e subvencioneve të mbetura.
Në vendkalimin kufitar Evzoni, bllokada ka filluar një ditë më vonë, më 1 dhjetor pasi bujqit nga Greqia veriore parkuan traktorët e tyre në anën greke të kufirit, ndërsa pothuajse çdo ditë gjatë muajit të kaluar, për disa orë, kanë bllokuar qarkullimin për të gjitha automjetet.
Kryeministri grek Kirjakos Micotakis, në një intervistë për televizionin "Action 24", u shpreh edhe për protestat e fermerëve, duke shpresuar se gjatë periudhës nga Viti i Ri deri te festa e Ujit të bekuar të martën, bujqit do të heqin bllokadat dhe do të lehtësojnë udhëtimet e qytetarëve, "pa vështirësi dhe shqetësime të mëdha".
"Sa më shumë të vuajnë qytetarët, aq më shumë bujqit e humbasin legjitimitetin e kërkesave të tyre, veçanërisht kur refuzojnë të vijnë në dialog", theksoi Micotakis.
Ai shtoi se nuk duhet harruar se në Greqi ka pothuajse 400.000 bujq profesionistë, në bllokada ndoshta ka 4.000 traktorë, "por shumica dërrmuese e fermerëve dhe blegtorëve nuk marrin pjesë në bllokada". qa/
Foto: Arkivi i MIA-s