• e hënë, 23 dhjetor 2024

Durmishi: Të përpilojmë formular të ri të vendit të punës, ku teknologjia do të shërbejë për t'i përmirësuar kushtet, por jo edhe ta injorojë dinjitetin njerëzor

Durmishi: Të përpilojmë formular të ri të vendit të punës, ku teknologjia do të shërbejë për t'i përmirësuar kushtet, por jo edhe ta injorojë dinjitetin njerëzor

Shkup, 25 tetor 2024 (MIA) - Ligji dhe rregullativat janë të rëndësishme, por më me rëndësi është si shoqëri të përpilojmë formular të ri në vendin e punës, ku teknologjia do të shërbejë për t'i përmirësuar kushtet, por jo edhe ta injorojë dinjitetin njerëzor, porositi ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi me rastin e shënimit të Javës evropiane të sigurisë dhe shëndetit gjatë punës.

Ministria e Ekonomisë dhe Punës, e cila nga ky vit i merr kompetencat në këtë sektor, Durmishi tha se është e përkushtuar në zhvillimin e rregullativave të cilat do t'u përjgigjen sfidave të reja të cilat i sjellë digjitalizimi dhe paralajmëroi se bëhet fjalë për krijim të kornizës ligjore që do t'i marrë parasysh edhe aspektet fizike dhe psikosociale të punës në botën bashkëkohore.

"Si ministër dhe njeri, besoj se prioriteti ynë i parë duhet të jenë njerëzit, sepse edhe në thelbin e çdo ndryshimi dhe zhvillimi teknologjik qëndrojnë njerëzit. Duhet të jemi të vetëdijshëm për atë se si ndryshimet teknologjike ndikojnë ndaj shëndetit fizik dhe mental të punëtorëve", deklaroi Durmishi.

Me rastin e Javës evropiane të sigurisë dhe shëndetit gjatë punës, Ministria e Ekonomisë dhe Punës, Këshilli për siguri dhe shëndet gjatë punës dhe Zyra e Fondacionit "Fridrih Ebert" sot në Shkup organizojnë ngjarje për shënimin e kësaj date dhe, kontribut të përbashkët drejt ngritjes së vetëdijes për rolin dhe rëndësinë e sigurisë së vendeve të punës dhe mbrojtjes së shëndetit të punëtorëve. ab/

Foto: МIА 

QËNDRONI TË LIDHUR