• e diel, 22 dhjetor 2024

Durmishi: Të hënën përgjigje nga grupi i punës për shportën e konsumit të vjeshtës

Durmishi: Të hënën përgjigje nga grupi i punës për shportën e konsumit të vjeshtës

 Gostivar, 13 shtator 2024 (MIA) -  Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi pret të hënën të marrë propozim nga grupi i punës për shportën e konsumit në vjeshtë, si dhe për kufizimin e marzheve tregtare apo ngrirjen e çmimeve. Propozimi më pas duhet të kalojë në seancën e rregullt të Qeverisë të martën.

"Grupi i punës me përfaqësues të ministrive të Ekonomisë, Bujqësisë dhe Financave është ende punon. Siç e di, ata edhe sot punojnë në këtë problematikë. Në fund të ditës ose më konkretisht të hënën do të kemi një përgjigje të qartë prej tyre. Propozimi do të dorëzohet të martën në Qeveri ku do të miratohet ai vendim dhe për atë do të njoftoheni", tha ministri Durmishi në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës në Gostivar. 

 Durmishi paraprakisht bëri të ditur se deri sot duhet të jetë gati shporta konsumatore e vjeshtës me 100 produkte.  Grupi i punës, i cili përfshin përfaqësues nga ministritë e Ekonomisë, Financave dhe Bujqësisë, në bazë të një simulimi të bërë  duhet të sjellë një propozim - vendim nëse do të ketë ngrirje të çmimeve apo nëse marzhet do të kufizohen në 5, 10 dhe 15 për qind.

Sipas ministrit Durmishi, stabilizimi i çmimeve pritet edhe me zbatimin e Ligjit për Tregti Jolojale, i cili duhet të fillojë të zbatohet nga 28 shtatori. Ligji do të hyjë në fuqi në fund të muajit, ndërsa kompanitë do të kenë afat prej gjashtë muaj për t'i harmonizuar çmimet. 

Foto: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR