• e shtunë, 14 shkurt 2026

Durmishi: Raportet me kryeministrin janë korrekte, dalja nga qeveria as që ka qenë në rend dite

Durmishi: Raportet me kryeministrin janë korrekte, dalja nga qeveria as që ka qenë në rend dite

13 shkurt 2026

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi në intervistën për “Lajm” ka thënë se raportet me kryeministrin Hrsitijan Mickoski janë korrekte si dy partnerë në qeveri, normalisht siç thekson “ekzistojnë dallime për çështje të caktuara, por që ndonjëherë dallojnë prioritetet”.

“Deri tani kanë qenë korrekte, duhet që të potencohet fakti që ne përfaqësojmë shqiptarët në qeveri, ku duhet t’i përfaqësojmë të gjithë ata 107 mijë votues që na kanë përkrahur dhe presin t’i realizojmë punët në interes të tyre. Prandaj, derisa jemi brenda institucioneve sa herë që do jetë nevoja do ta ngrisim zërin dhe do të punojmë në interesin e tyre, por gjithmonë i kemi pasur raportet konkrete”, ka thënë Durmishi.

Lidhur me zërat për dalje nga qeveria të Lëvizjes BESA, siç spekuluan disa portale, para mbajtjes së mbledhjes së kryesisë së partisë, Durmishi me përgjigje se kjo temë as që ka qenë në rend dite.

Për 18 muaj kemi bërë shumë punë

“Kanë qenë më shumë spinë të mediave apo portaleve që i kanë shpërndarë brenda ditës në opinion. Absolutisht nuk ka qenë temë e rendit të ditës kjo pikë. Lëvizja BESA është bërë pjesë e qeverisë kur ka hyrë bashkërisht me VLEN dhe nëse hipotektiksht do të kemi një situatë të tillë duhet të diskutohet brenda VLEN-it”, ka thënë ai.

Shton se tani për tani po bëjnë betejën brenda institucioneve dhe kjo ka dhënë rezultatet e veta.

“Për 18 muaj sa jemi në qeveri kemi bërë punë që është dashur pushteti i kaluar për 20 vite t’i realizojë, por nuk i ka realizuar”, ka nënvizuar ministri Durmishi.

Foto: Arkivi i MIA-s

________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR