Durmishi: Po punojmë në zgjidhje afatgjate për ulje strukturore dhe planore të inflacionit
- Ministri e Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi tha se për masa të mundshme ekonomike për rritjen e çmimeve do të pritet të përfundojë muaji. Pas përfundimit të masave paraprake, siç deklaroi sot, në mënyrë të pritshme ka ardhur deri te rritja e çmimeve, por tashmë ka stabilizim të inflacionit. Po punohet për zgjidhje afatgjate me të cilën do të sigurohet ulje strukturore dhe planore e inflacionit. Paralajmëroi se javën e ardhhshme do të dihet shporta konsumatore mesatare, ndërsa metodologjia për përllogaritjen e saj do të dorëzohet në mbledhjen e parë të Këshillit ekonomik-social. Pesë shportat e segmentuara konsumatore që i paralajmëroi kryeminitri Hristian Mickoski do të definohen së bashku me trupin adekuat.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:09, 24 korrik, 2025
Shkup, 24 korrik 2025 (MIA) - Ministri e Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi tha se për masa të mundshme ekonomike për rritjen e çmimeve do të pritet të përfundojë muaji. Pas përfundimit të masave paraprake, siç deklaroi sot, në mënyrë të pritshme ka ardhur deri te rritja e çmimeve, por tashmë ka stabilizim të inflacionit. Po punohet për zgjidhje afatgjate me të cilën do të sigurohet ulje strukturore dhe planore e inflacionit. Paralajmëroi se javën e ardhhshme do të dihet shporta konsumatore mesatare, ndërsa metodologjia për përllogaritjen e saj do të dorëzohet në mbledhjen e parë të Këshillit ekonomik-social. Pesë shportat e segmentuara konsumatore që i paralajmëroi kryeminitri Hristian Mickoski do të definohen së bashku me trupin adekuat.
"Pas përfundimit të masave erdhi deri te shtrenjtimi i caktuar që edhe ishte i pritshëm. Megjithatë, me rëndësi është të ceket se inflacioni në qershor ishte 0,8 për qind, ndërsa në maj për 1,5 për qind më i rritur. Edhe pse vërejtëm rritje të inflacionit, po stabilizohet. E shohim inflacionin pas përfundimit të masave. Normalisht e duhet të priten disa muaj për t'u stabilizuar tregu. Ky trend tregon se po stabilizohet inflacioni, informatat që i kemi janë se do të stabilizohet edhe në qershor. Nëse i shikojmë analizat e Entot shtetëror për statistika, në qershor patëm rritje tek Transporti, për 2,9 për qind, tek produktet bujqësire kemi shumë probleme sepse jemi shtet importues, dhe tek produktet e bursave si kafja", tha Durmishi.
Inflacioni bazik i cili shënon rritje, theksoi ministri, mund të kontrollohet përmes mekanizmave nga ana e Bankës popullore dhe Ministrisë së Financave. Por, siç tha, kjo mund të zbatohet nëse evitohen intervenimet afatgjata që i bëmë deri më tanisi kufizimi i marzheve.
"Për momentin po punojmë në zgjidhje afatgjate, si rritje e prodhimit vendor të ushqimit, me çka do të ulet importi, me çka drejtpërdrejtë do të ndikohet ndaj inflacionit. Në këtë tsrategji janë përfshsirë Ministria e Bujqësisë dhe institucione të tjera me qëllim që të sigurojmë ulje strukturore dhe planore të inflacionit. Do të presim edhe këtë muaj dhe do të punojmë në drejtim të gjetjes së zgjidhjes afatgjate", deklaroi Durmishi, pas konferencës për shtyp për konkurisn për programin Punë e përgjithhsme e dobishme.
Siç sshtoi, është i mundur edhe intervenimi shtetëror, sepse krahas çmimeve të ushqimit, ka edhe segmente të tjera me rritje të inflacionit. "Është e mundur me mekanizma të tjerë nga BP dhe MF. ka grup pune i cili takohet, me përfaqësues edhe nga institucione të tjera. Jemi në rrjedhë, për kohë të hskurtë do të njoftojmë se cilat do të jenë hapat. Tani presim të stabilizohen gjërat dhe tregu dhe do të shohim nëse ka hstrenjtim real të çmimeve tek produktet themelore ushqimore ku është interesi i qytetarëve, e më pas do të dlaim me zgjidhje dhe propozime konkrete", tha Durmishi.
Ai paralajmëroi se deri në fund të javës së ardhshme në mbledhjen e parë të Këshillit social ekonomik, do të parashtrohet metodologjia për shportën konsumatore mesatare e cila do t'i përfshijë të gjitha produktet e nevojshme për një familje katëranëtarëshe.
Kanë filluar të punojnë ede në pesë shportat e tjera konsumatore. "Do të kemi për pensionistët, për studentët, për familje treanëtarëshe, të gjithë kanë eovja të ndryshme, pensionistët shpenzojmë më shumë për barëra, të rinjtë për diçka tjetër. Në trupin këshilldhënës mund t'i thërrasim institucionet relevante dhe palët e prekura dhe secili do të mund të japë propozime, të vendosim çdo javë të ketë takim dhe të punojmë në këto pesë shporta", shtoi ministri i Ekonomisë dhe Punë. ab/
foto: Ministria e Ekonomisë