• e premte, 05 dhjetor 2025

Durmishi në Gjenevë: Arsimim digjital, zhvillimi i shkathtësive dhe ruajtja e të drejtave të punëtorëve janë prioritet nacional

Durmishi në Gjenevë: Arsimim digjital, zhvillimi i shkathtësive dhe ruajtja e të drejtave të punëtorëve janë prioritet nacional

Shkup, 11 qershor 2025 (MIA) - Në Maqedoni të Veriut jemi dëshmitarë të rritjes së hershme, por të shpejtë të ekonomisë së platformave. Për shumë nga qytetarët tanë - veçanërisht të rinjtë - platformat digjitale ofrojnë hyrje në tregun e punës, shpesh duke siguruar të ardhura aty ku vendet tradicionale të punës mund të jenë të rralla. Studentët, frilenserët, shoferët e shpërndarjes, krijuesit e përmbajtjes - të gjithë po bëhen pjesë e kësaj fuqie të re punëtore digjitale", porositi ministri, duke shtuar se në Maqedoninë e Veriut ekonomia e platformave tashmë ofron mundësi për përfshirjen e të rinjve dhe grupeve të rrezikuara në tregun e punës", tha ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi në fjalimin e sotëm në sesionin e 113-të të Konferencës ndërkombëtare të punës në Gjenevë, organizuar nga Organizata ndë[rkombëtare e punës (ONP).

Durmishi e ceki rëndësinë e temës për punë dinjitoze në kuadër të ekonomisë së platformave, duke cekur se kjo çështje po bëhet gjithnjë e më aktuale në transformimin e shpejtë digjital të tregut të punës.

Megjithatë, siç bëri të ditur ministri, punëtorët në platformat digjitale shpesh mbeten pa marrëveshje formale, sigurim shëndetësor, kontribute pensionale dhe të drejta themelore të punës. Prandaj, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka nisur dialog të gjerë dhe gjithëpërfshirës me të gjitha palët e interesuara për të krijuar zgjidhje juridike dhe politike që do të mundësojnë mbrojtje sociale dhe ekonomike, pa rrezikuar me këtë rast inovacionin.

"Ne do ta rishikojmë legjislacionin tonë të punës me qëllim të qartë: të zgjerojmë të drejtat dhe mbrojtjen e punëtorëve që momentalisht janë jashtë kornizave tradicionale. Në të njëjtën kohë, jemi duke hulumtuar modele për taksimin e drejtë dhe kontributet sociale, në mënyrë që punëtorët e platformave të kenë qasje në të rrjetet e njëjta të sigurisë si çdo punëtor tjetër. Arsimimi digjital dhe zhvillimi i shkthtësive, gjithashtu, janë bërë prioritet kombëtar, veçanërisht për grupet e rrezikuara që rrezikojnë të jenë të shmangura në këtë tranzicion", tha Durmishi.

Sipas tij, gjëja më e rëndësishme është ruajtja e të drejtave themelore të të gjithë punëtorëve - duke përfshirë të drejtën për kushte korrekte të punës, të drejtën për organizim dhe të drejtën për negociata kolektive, pa marrë parasysh nëse puna ushtrohet në rrugë, në zyrë apo përmes internetit.

"Maqedonia e Veriut mbështet fuqimisht përpjekjet e ONP-s për të siguruar udhëzime dhe standarde ndërkombëtare për këto çështje urgjente. Besojmë se puna e denjë duhet të jetë themeli i çdo të ardhmeje të punës – pa marrë parasysh nëse është fizike apo digjitale. Prandaj, le të punojmë së bashku për të siguruar se asnjë punëtor nuk është i padukshëm, asnjë punë nuk është pa dinjitet dhe asnjë e ardhme të mos ndërtohet pa drejtësi", konstatoi Durmishi.

foto: Ministria e Ekonomisë dhe Punës

QËNDRONI TË LIDHUR