Durmishi: Në fazën përfundimtare është shporta konsumatore, do të jetë reale dhe e përgatitur mirë
- – Në fazën përfundimtare është përgatitja e shportës zyrtare të konsumit për një familje katëranëtarëshe, me qëllim që të definohen masat reale sociale dhe ekonomike pa hapësirë për manipulime, njoftoi ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.
- Post By Fitore Curri
- 13:07, 26 qershor, 2025
Shkup, 26 qershor 2025 (MIA) – Në fazën përfundimtare është përgatitja e shportës zyrtare të konsumit për një familje katëranëtarëshe, me qëllim që të definohen masat reale sociale dhe ekonomike pa hapësirë për manipulime, njoftoi ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.
Cilat produkte do t’i përmbajë ajo dhe vlera e tyre do të bëhet e ditur pasi do të formohet Këshilli Ekonomik – Social (KES).
Në konferencën për media për llogaridhënie për punën gjatë vitit të kaluar, Durmishi theksoi se shporta do të jetë “reale, e përgatitur shumë mirë dhe me të dhëna nga institucione relevante” sepse atë që e propozuan sindikatat, tha, përmban produkte të cilat nuk bëjnë pjesë në themelore ose të cilat nuk shpenzohen në periudha të caktuara të vitit.
“Atë të cilën e publikojnë sindikatat nuk është shportë reale dhe adekuate dhe numrat nuk janë të saktë dhe për këtë bëjmë të re, me të dhëna reale aq sa i nevojitet një familje katëranëtarëshe që të shpenzojë në muaj për ushqim, pije dhe nevoja të tjera”, tha Durmishi duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve. Shtoi se sindikatat marrin çmime vetëm nga një market, ndërsa shporta e cila po përgatitet do t’i marrë çmimet nga tre deri pesë markete dhe do të merret mesatarja.
Shporta e re do të dorëzohet në seancën e parë të KES, me të cilën kryeson ai, dhe është shqyrtuar nga punëdhënësit, sindikatat dhe Qeveria gjegjësisht, tha, nëse është e pranueshme për të gjithë partnerët socialë.
Për uljen e goditjeve të çmimeve, tha ministri, ndërmerren masa të cilat duhet të japin rezultate afatgjate ose afatshkurta. Një prej tyre është në bashkëpunim me MBPEU – mbështetje e bujqve dhe prodhuesve vendorë që do të kontribuojë për uljen e çmimeve të produkteve themelore ushqimore dhe bujqësore sepse më shumë se 70 për qind tani vijnë nga importi.
“Për këtë duhet t’i mbështesim me çka drejtpërdrejtë do të ndikojmë në uljen e çmimeve. Do të japim propozim që edhe marketet t’i shënojnë produktet që janë vendore”, shtoi ministri Durmishi. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s