Durmishi: Moralisht jam i pastër, kam bërë revizion ad-hok dhe kam kërkuar që autoritetet të shohin punën në Ministrinë e Ekonomisë
- Që nga fillimi si ministër i Ekonomisë dhe Punës kam kërkuar nga Enti Shtetëror i Revizionit që të bëjë kontroll të institucionit dhe të shohim se çfarë trashëgoj. Fatkeqësisht, katër ditë para tragjedisë në Koçan, ESHR është në Ministrinë e Ekonomisë dhe po bënte analiza. Moralisht jam i pastër. Kam bërë një revizion ad-hok dhe kam kërkuar nga organet kompetente që të vijnë dhe të shohin punën që është bërë në Ministrinë e Ekonomisë", deklaroi ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:35, 3 prill, 2025

Shkup, 3 prill 2025 (MIA) - Që nga fillimi si ministër i Ekonomisë dhe Punës kam kërkuar nga Enti Shtetëror i Revizionit që të bëjë kontroll të institucionit dhe të shohim se çfarë trashëgoj. Fatkeqësisht, katër ditë para tragjedisë në Koçan, ESHR është në Ministrinë e Ekonomisë dhe po bënte analiza. Moralisht jam i pastër. Kam bërë një revizion ad-hok dhe kam kërkuar nga organet kompetente që të vijnë dhe të shohin punën që është bërë në Ministrinë e Ekonomisë", deklaroi ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.
Duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit të BDI-së, Talat Xhaferi, si është procedura për dhënien e licencave për aktivitete hoteliere, Durmishi, në Kuvend tha, se i ka shpjeguar në detaje fazat që duhet të kalojnë për dhënien e licencave, dhe ka theksuar se ka thënë se Ministria e Ekonomisë nuk ka kompetencë për të kontrolluar.
"Inspektorati Shtetëror duhet të paraqesë raport, por ka pasur një periudhë kalimtare tre mujore për t'u transferuar në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës dhe të dorëzojë raport për punën gjashtëmujore", theksoi Durmishi.
Foto: Arkivi i MIA-s