• e hënë, 23 dhjetor 2024

Durmishi: Masa "Më pak harxhime, më shumë për ty" respektohet, inspektorët mbeten në terren

Durmishi: Masa

Shkup, 12 shtator 2024 (MIA) - Sipas informatave nga terreni, masa "Më pak harxhime, më shumë për ty" po respektohet nga ana e tregtarëve. Inspektorët do të vazhdojnë me mbikëqyrjen që të sigurojnë respektimin e plotë të masës në tërë shtetin, informoi ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi.

Ministri Durmishi së bashku me zëvendës ministrin Marjan Risteski dhe inspektorë nga Inspektorati shtetëror i tregut, sot i kanë vizituar libraritë "Prosvetno Dello" dhe "Albi" në Shkup që të kontrollojnë si zbatohet masa "Më pak harxhime, më shumë për ty".

"Sot së bashku me inspektorë nga Inspektorati shtetëror i tregut kemi ardhur dhe vizituam dy librari në Shkup që të shohim si zbatohet kjo masë. Siç mund të vëreni edhe ju, çmimet e pajisjeve shkollore, të cilat janë konfirmuar në listën tonë, janë ulur në mënyrë drastike. Inspektorët do të vazhdojnë me mbikëqyrjen e tyre në terren, e tërë kjo me qëllim që të sigurojmë respektim të plotë të masës, jo vetëm këtu në kryeqytet, por edhe në tërë shtetin", tha ministri Durmishi pas vizitës në libraritë.

Kjo masë, e cila është vendosur javën e kaluar, parashikon ngrirjen e marzhës së pajisjeve shkollore në 10 për qind me pakicë dhe në 5 për qind në tregtinë me shumicë, me qëllim që të ulen çmimet dhe harxhimet për familjet me nxënës. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR