Durant bëhet lojtari i 12-të në historinë e NBA-së me 27 mijë pikë
- Basketbollisti i Feniks Sans, Kevin Durant tejkaloi 27 mijë pikë në karrierën e tij.
- Post By Fami Bajrami
- 10:13, 1 nëntor, 2023

Feniks, 1 nëntor 2023 (MIA) - Basketbollisti i Feniks Sans, Kevin Durant tejkaloi 27 mijë pikë në karrierën e tij.
Amerikani 35 vjeçar shënoi 26 pikë, mbrëmë në humbjen nga San Antonio (114:115) në pjesën e rregullt të sezonit në NBA.
Durant u bë lojari i 12-të në historinë e ligës më të fortë të basketbollit, i cili ka shënuar 27.000 pikë në karrierën e tij. Rekordin në NBA e mban basketbollisti i Los Anxhelos Lejkers, Lebron Xhejms. Ai ka shënuar 38.740 pikë.
Kevin Durant luan për Feniks nga shkurti i këtij viti. Paraprakisht ishte pjesë e Bruklinit, Golden Stejt dhe Oklahomas. si/bsh/
Foto: EPA