Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës në Demir Kapi, Petrovec - Veles, Manastir dhe Prilep
- Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa. Ulje e dukshmërisë për shkak të mjegullës prej 50 - 100 metra ka në Demir Kapi, Petrovec - Veles, Manastir dhe Prilep, njofton LAMM.
- Post By Melahat Baftija
- 12:02, 26 janar, 2025
Shkup, 26 janar 2025 (MIA) - Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa. Ulje e dukshmërisë për shkak të mjegullës prej 50 - 100 metra ka në Demir Kapi, Petrovec - Veles, Manastir dhe Prilep, njofton LAMM.
LAMM p;rkujton se nga data 15.11.2024 fillon detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në vetura, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2025.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. mb/
Foto: MIA