• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Duka: Për një infrastrukturë më të mirë sigurohen 65.9 milionë denarë

Duka: Për një infrastrukturë më të mirë sigurohen 65.9 milionë denarë

Dibër, 8 janar 2024 (MIA) - Për ndërtimin, rikonstruktimin, mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve dhe rrugicave lokale, Komuna e Dibrës këtë vit planifikon të shpenzojë 65.9 milionë denarë për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, që është mbi 14.3 milionë denarë më shumë krahasuar me mjetet e shpenzuara vitin e kaluar.

"Pjesa më e madhe e mjeteve ose 16.5 milionë janë donacion - Banka Botërore, 12.5 nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale - Byroja për Zhvillim Rajonal, 10 milionë janë planifikuar të sigurohen nga pjesëmarrja e komunës dhe popullatës lokale, 9.5 milionë  donacione të tjera, 7.9 nga Qendra për Zhvillimin e Rajonit Planor Jugperëndimor, 6.5 janë grante kapitale nga ELS me buxhetin e RTV-së dhe tre milionë nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore", deklaroipër MIA-n kryetari i komunës Hekuran Duka. 

Pjesa më e madhe e mjeteve të planifikuara, gjegjësisht 48.8 milionë do të jetë për ndërtimin dhe rikonstruksionin e rrugëve dhe rrugëve në qytet. 

Prej tyre, 16.5 milionë do të ndahen për rikonstruksionin e rrjetit rrugor në lagjen "Venec 1", 11.5 milionë për rikonstruksionin e rrugës "Eqerem Zengo", ndërsa pjesa tjetër për ndërtimin dhe rikonstruksionin e rrugëve të tjera në qytet. 

Për ndërtimin e rrugëve komunale, janë planifikuar mjete në shumë prej 11.6 milionë, nga të cilat 5.6 milionë për ndërtimin e një hapësire parkimi në fshatin Kosovrast i Epërm, 5 milionë për ndërtimin e një rruge lokale për fshatin  Kosovrast i Poshtëm dhe një milion denarë për ndërtimin e rrugëve tjera në komunë. 

 "Ky vit kalendarik do të jetë vit i investimeve kapitale.

Planifikojmë realizim të projekteve në fushën e infrastrukturës, para së gjithash atë rrugore, si në qytet ashtu edhe në zonat e banuara.  Do të rikonstruktohen shumë rrugë  në mënyrë që çdo pjesë e qytetit ta marrë infrastrukturën e nevojshme. Rrugët dhe gropat  do t'i përkasin të shkuarës", thotë Duka. 

Përndryshe,  për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve dhe rrugicave lokale në qytet dhe në fshatra, janë planifikuar 1.5 milionë denarë, për meremetimin e gropave në rrugë  2.5 milionë denarë, 500 mijë për vendosjen e sinjalistikës vertikale dhe horizontale, si dhe një milion denarë për përgatitjen e projekteve dhe studimeve.

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR