• e hënë, 23 dhjetor 2024

Duka: Filloi realizimi i projektit më të shtrenjtë infrastrukturor deri më tani në Komunën e Dibrës

Duka: Filloi realizimi i projektit më të shtrenjtë infrastrukturor deri më tani në Komunën e Dibrës

Dibër, 23 maj 2023 (MIA) - Në Dibër sot është shënuar fillimi i projektit që parashikon rikonstruksionin e disa rrugëve në lagjen "Venec 1" të Dibrës dhe ndërtimin e kanalizimit atmosferik.

"Ky megaprojekt infrastrukturor në Komunën ne Dibrës, parashikon riknstruksion të plotë të katër rrugëve në lagjen "Venec 1", të ndërtuara para vitit 1980, rindërtimin e trotuareve dhe për herë të parë ndërtimin e kanalizimit të ri atmosferik. Projekti është në vlerë prej rreth 37.000.000 denarë që është projekti më i shtrejtë infrastrukturor deri më tani në Komunën e Dibrës", tha kryetari Hekuran Duka.

Duka njoftoi se ky projekti fitoi në konkurs mbështetje financiare nga fondi i Bankës botërore dhe u lëvrua nëpërmjet Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.

"Ky projekt është më i madhi deri më tani i investuar në komunën e Dibrës në infrastrukturë. Projekti në fjalë sot folloi të realizohet dhe përfshin: Rikonstruimi total i rrugës së asfaltuar, rregullimi i trotuareve si dhe ndërrtimi i kanalizimit atmosferik total i ri. Gjatësia është 1250 m dhe kap vlerën prej rreth 37.000.000 denarë", shtoi ai. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR