• e martë, 05 nëntor 2024

Duda: Nëse Rusia fiton në Ukrainë, mund të sulmojë edhe vende tjera

Duda: Nëse Rusia fiton në Ukrainë, mund të sulmojë edhe vende tjera

Varshavë, 14 maj 2024 (MIA) - Presidenti polak Andzhej Duda sot kumtoi se Rusia mund të pushtojë edhe vendet e tjera nëse forcat e saj fitojnë në luftën kundër Ukrainës.

Ai shtoi se parashikon presion të ri ushtarak nga Kremlini në javët e ardhshme. Në një intervistë me Blumberg në margjinat e Forumit Ekonomik të Katarit, Duda nuk tha se një sulm ndaj fqinjëve të Ukrainës është i pashmangshëm, por paralajmëroi se aleatët e NATO-s janë të rrezikuar.

“Nëse ata arrijnë të fitojnë në Ukrainë, nëse arrijnë të realizojnë qëllimet e tyre, ata do të sulmojnë vende tjera. Këto mund të jenë vendet baltike, mund të jetë Finlanda, mund të jetë Polonia”, tha Duda.

Ai shtoi se shpreson që ndihma për Ukrainën të arrijë para fillimit të ofensivës së re ruse, e cila, sipas pritshmërive të tij, mund të fillojë në muajt e pranverës.

Presidenti polak paralajmëroi gjithashtu se qeveria e tij nuk do të jetë në gjendje të furnizojë Kievin me bateritë kundër raketave "Patriot", shkruan "Blumberg". ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR