• e martë, 24 dhjetor 2024

"Dubai moll"-in vitin e kaluar e kanë vizituar një rekord prej 105 milionë njerëz

Dubai, 29 mars 2024 (MIA) - Pronarët e "Duba moll"-it në Emiratet e Bashkuara Arabe, njoftuan se qendrën tregtare vitin e kaluar e kanë vizituar një rekord prej 105 milionë njerëz, duke e bërë atë vendin më të vizituar në botë në vitin 2023.

Kështu, qendra tregtare mbetet atraksioni botërorë, sipas menaxherëve, duke tërhequr vizitorë nga e gjithë bota. Administrata thekson gjithashtu se u regjistrua një kërcim prej më shumë se 19 për qind krahasuar me 88 milionë në vitin 2022. Ndërsa përsëri, vetëm në dy muajt e parë të këtij viti 2024, janë vërejtur 20 milion vizitorë, kështu që edhe këtë vit "Dubai moll" me siguri do të vendosë rekord të ri. 

"Këto numra e pasqyrojnë statusin mbresëlënës të Dubai Mollit dhe e pasqyrojnë lidershipin largpamës dhe ekonominë e fortë të Dubait. Qendra jonë tregtare mishëron shpirtin e gjallë të qytetit dhe përkushtimin për përsosmëri, duke e kthyer vizionin e menaxhmentit në realitet. Si pjesë integrale e strukturës ekonomike të Dubait, ne luajmë një rol kyç në suksesin dhe inovacionin e tij", tha Mohamed Alabar, themelues i kompanisë “Emaar” e cila menaxhon qendrën tregtare.

"Dubai moll" ka rreth 1.200 dyqane të brendeve të njohura të veshjeve, këpucëve, aksesorëve të modës, aparate për amvisëri etj, ndërsa këtu ka rreth 200 restorante dhe kafene. Edhe një arsye tjetër për të vizituar është akuariumi, ku jetojnë 33.000 kafshë. qa

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR