• e premte, 05 dhjetor 2025

Drogreshka: Tërmet i fuqishëm si në Kamçatkë ndodhë në zona të bashkëveprimit të pllakave të mëdha tektonike

Drogreshka: Tërmet i fuqishëm si në Kamçatkë ndodhë në zona të bashkëveprimit të pllakave të mëdha tektonike

Shkup, 31 korrik 2025 (MIA) - Tërmet me manjitudë prej 8.7 shkallë të Rihterit është me të vërtetë ngjarje e madhe. Tërmete me fuqi aq të madhe zakonisht ndodhin në zona ku ekziston bashkëveprim i pllakave të mëdha tektonike, mes të cilave akumulohet sasi e madhe e energjisë si rezultat i streseve të mëdha ndaj të cilave janë të ekspozuara këto pllaka, deklaroi për MIA-n udhëheqësja e Observatorit sizmologjik pranë Fakultetit natyror matematikor në Shkup, prof.dr. Katerina Drogreshka, lidhur me tërmetin që dje e goditi gadishullin e Kamçatkës.

Tërmeti në Lindjen e largët u regjistrua nga rrjeti telemetrik sizmologjik - stacionet sizmologjike nëpër shtet, dje (30 korrik) në orën 1 e 24 minita me epiqendër e cila rrjedhë nga bregu lindor i gadishullit rus Kamçatkë, me manjitudë lokale të Rihterit 8.7.

"Sipas klasifikimit të energjisë së liruar, tërmeti është në grupin e shumë tërmeteve të fuqishme. Aktiviteti i njëpasnjëshëm sizmik pas një tërmeti aq të fuqishëm zakonisht zgjatë një periudhë më të gjatë kohore, me seri të shpehstuara të tërmeteve të fuqishme dhe të matura, manjitudat e të cilëve janë deri 6.0 ballë", thotë Drogreshka.

Земјотрес со магнитуда од 8.7 Рихтерови степени е навистина огромен настан. Земјотреси со толку голема јачина обично се случуваат во зони каде што постои интеракција на големите тектонски пло

Sqaron se tërmeti është dukuri pasuese në zonë të subduksionit të dy pllakave tektonike - Mikrollakës së Ohotskut (Okhotsk mircoplate) - pjesë e Pllakës së madhe veriamerikane dhe Pllakës së madhe të Oqeanit paqësor. 

"Menjëherë pas tërmetit pason edhe dukuria e cunamit me lartësi prej disa metrave. Vatra e tërmetit është mjaft e cekët, në thellësi prej rreth 20 kilometrave, duke shkaktuar shkundje intensive dhe të gjatë të tokës. Në këtë zonë të subduksionit gjenerohen tërmete të fuqishme, shpeshherë duke shkaktuar cunami, ndërkaq shembull për atë është tërmeti në nëntirin e viit 1952 me manjitudë lokale 9.0 dhe lartësi të valëve deri 12 metra", deklaroi udhëheqësja e Observatorit sizmologjik.

Lidhur me aktivitetin sizmik në rajonin tonë, ajo thekson se sipas hulumtimeve të tyre, "territori i maqedonisë çdpherë ishte i ekspozuar ndah tërmeteve mesatarisht të fuqishëm deri të fuqishëm, me dukuri të shpeshtuar të tërmeteve më të dobëta".

"Megjithatë, tërmet me manjitudë 8.7 si i djeshmi nuk pritet të ndodhë në territorin e Maqedonisë", thotë Drogreshka.

 

Territori i shtetit tonë, në kuptimin tektonik, thekson ajo, "është një prej pjesëve lindore të Rajonit orogjen mesdhetar të Brezit orogjen aplik-hamalajian.

"Veçohet me aktivitet të lartë sizmik - pasojë e dinamizimit në kohën e (përndryshe) kolizionit të përhershëm mes tre pllakave të mëdha tektonike: Euroaziatike, arabe he afrikane, që krijon stresime të mëdha. Këto barten në brendësi të Shtresës së Tokës, duke shkaktuar deformime dhe thyerje, duke krijuar male, lugina dhe struktura dislokuese brenda pllakave - prerje. Bashkëveprimi mes brendive të pllakave të ashtuquajtura pllaka të vogla tektonike i krijojnë tërmetet në territorin tonë", sqaron Drogreshka.

Tërmeti më i fuqishëm në pjesën tokësore të Gadishullit ballkanik është ai i vitit 1904 në rajonin kufitar Pehçevë - Kresnë, me manjitudë 7.8. Në botë, tërmeti më i fuqishëm është regjistruar në Kil në vitin 1960, me manjitudë 9.5 ballë të Rihterit. ab/

Foto: МIА / Observatori sizmologjik pranë FNM / https://www.ncei.noaa.gov/maps/ttt_coastal_locations/

 

QËNDRONI TË LIDHUR