• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dritan Imeri zgjidhet kryetar i degës së Lëvizjes BESA në Gostivar

Dritan Imeri zgjidhet kryetar i degës së Lëvizjes BESA në Gostivar
Shkup, 20 nëntor 2022 (MIA)- Sonte në qytetin e Gostivarit u mbajt kuvendi i degës së Lëvizjes BESA ku edhe u bë ristrukturimi i degës. Në prani të kryetarit të kësaj partie Bilall Kasami, deputetit Fadil Zendeli, Sekretarit organizativ Adnan Azizit, Sekretarit të departamenteve, Arafat Shabani si dhe këshilltarit komunal Dashmir Arifi, drejtimi i degës së Gostivarit i është besuar profesorit të historisë, Dritan Imeri. Fjalë rasti para kuvendarëve ka mbajtur edhe kryetari i kësaj partie, Bilall Kasami. "E them me përgjegjësi të plotë se gjithmonë degës së Lëvizjes BESA në Gostivar i bie në hise të artikuloj zërin opozitar dhe çdoherë të përballet me sfida të lloj-llojshme që janë në interes të shqiptarëve dhe më gjerë", tha Kasami, Ndryshe, në këtë kuvend të degës u diskutua edhe për aktualitetin politik në vend, procesin integrues, ndryshimet kushtetuese si dhe rolin konstruktiv, siç thuhet të Lëvizjes BESA përballë anëtarësimit të vendit në BE. “Lëvizja BESA do të vazhdoj fuqishëm në themelimin e degëve dhe nëndegëve në të gjitha vendet ku ka shqiptarë”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes BESA.

QËNDRONI TË LIDHUR