• e martë, 24 dhjetor 2024

Dreksler: Pas anëtarësimit në NATO, Maqedonia e Veriut u bë më atraktive për investitorët gjermanë

Dreksler: Pas anëtarësimit në NATO, Maqedonia e Veriut u bë më atraktive për investitorët gjermanë

Shkup, 29 shtator 2023 (MIA) - Kur Maqedonia e Veriut u bë anëtare e 30-të e NATO-s në vitin 2023 në fillim kjo u festua nga politikanët. Vetëm dy vite më vonë, kur Rusia e filloi agresionin kundër Ukrainës, biznesmenët filluan të flasin për rëndësinë e anëtarësimit në NATO. Maqedonia e Veriut u bë më atraktive si një vend për investitorët gjermanë, sepse u bë pjesë e një sistemi të sigurt, tha ambasadorja gjermane Petra Dreksler në mëngjesin tradicional të punës me kompanitë anëtare të Shoqatës së biznesit gjermano-maqedonas.

Siç theksoi ambasadorja, e ardhmja e një vendi në masë të madhe varet nga ajo se sa besojnë rinia në qëndrueshmërinë e saj.

"Sigurisht, kjo është në radhë të parë një detyrë politike dhe politika duhet të përballet me këtë sfidë. Por këtu shoh edhe rolin e aktorëve ekonomikë. Kompanitë gjermane dhanë një kontribut të rëndësishëm në krijimin e kushteve të mira kornizë për një të ardhme të suksesshme në Maqedoninë e Veriut: përmes masave të përgjegjshme shoqërore, përmes investimeve në arsimin profesional të dyfishtë në gjermanisht dhe përmes kontributit të tyre në transformimin e gjelbër. Shpresoj se do të vazhdoni ta bëni këtë edhe në të ardhmen me mbështetjen e AHK Maqedonia e Veriut", theksoi Dreksler.

Në këtë ngjarje, më shumë se 70 anëtarë të Asociacionit të biznesit patën mundësinë të prezantojnë kompanitë e tyre.

Antje Vendelt, drejtor i AHK Maqedonia e Veriut, pjesë e rrjetit të Odave ekonomike gjermane në botë dhe anëtar i Bordit drejtues të Shoqatës ekonomike maqedono-gjermane, hapi aktivitetin dhe foli për rëndësinë e mbështetjes së kompanive gjermane dhe bashkëpunimit me kompanitë partnere vendase në realizimin e projekteve investuese, por edhe vendosjen e partneriteteve në ndërtimin e zinxhirëve të rinj të furnizimit global.

Mëngjesi u organizua nga AHK Maqedonia e Veriut, pjesë e rrjetit të Odave ekonomike gjermane në botë dhe Shoqatës gjermano-maqedonase të biznesit. qa/

QËNDRONI TË LIDHUR