• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dreksler: Korrupsioni dhe krimi i organizuar meritojnë më shumë vëmendje në javët e ardhshme

Dreksler: Korrupsioni dhe krimi i organizuar meritojnë më shumë vëmendje në javët e ardhshme

Shkup, 23 qershor 2023 (MIA) - Me përcaktimin e Qeverisë së Maqedonsië së Veriut për rrugën evropiane, për qëllimin e anëtarësimit në BE, si synim strategjik afatgjatë të vendit, Qeveria vendosi të luftojë efektivisht kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Besoj se këto janë tema që meritojnë shumë më shumë vëmendje në javët e ardhshme, ku muajt e ardhshëm do të jenë edhe më të rëndësishme. Qytetarët kërkojnë që të mos e paguajnë çmimin e kësaj, korrupsioni të mos mbetet i padënuar dhe të mbetet barrë i shoqërisë, deklaroi ambasadorja gjermane në vend, Petra Dreksler. 

Ambasadorja Dreksler në intervistë për emisionin Triling për TV 24, theksoi se përfshirja e pakicës bullgare në Preambulën e Kushtetutës është pjesë e kornizës së negociatave që Maqedonia e Veriut e përfundoi me 27 vende anëtare të BE-së. 

"Korrniza e negociatave me BE-në është garancion i mjaftueshëm se me përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë nuk do të ketë kushte të reja në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt Brukselit", tha ajo, duke shtuar se shpreson që së shpejti do të votohen ndryshimet kushtetuese në Kuvend. 

Ambasadorja gjermane theksoi se javën e kaluar Bundestagu i bëri thirrje Qeverisë që ta mbështesë Maqedoninë e Veriut në të gjitha hapat e saj reformuese drejt Bashkimit Evropian dhe ta shoqërojë atë në mënyrë konstruktive.

"Deputetët e shfrytëzuan si rast që edhe një herë të shprehin respektin e tyre për gjuhën, identitetin dhe kulturën maqedonase", thotë Dreksler. qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR