• e diel, 22 dhjetor 2024

Drejtuesi i MEMO-s, Shutinoski në Bruksel merr pjesë në Forumin e integrimit të tregut të energjisë elektrike

Drejtuesi i MEMO-s, Shutinoski në Bruksel merr pjesë në Forumin e integrimit të tregut të energjisë elektrike

Bruksel, 17 prill 2024 (MIA) - Drejtuesi i Operatorit nacional të tregut të energjisë elektrike - MEMO, Simon Shutinoski në Bruksel do të marrë pjesë në Forumin për integrimin e tregut të energjisë elektrike, ku do të mbajë fjalim në panelin e diskutimit "Nëse integrimi i marrëveshjeve të palëve kontraktuese të Komitetit të energjisë së bashku do të sigurojnë një union më të fortë evropian për tregun e energjisë elektrike?! 

Përveç, Shutiniskit  në panel do të mbajë fjalim dhe drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për energji elektrike pranë Ministrisë për energji  dhe minierave të Malit të Zi, Zvezdan Vujoviq, nënkryetar i Drejtorisë rregullative hungareze për Energji dhe shërbime publike (MEKH), Pal Sagvari, drejtues i Repartit për organizimin e shoqatave aksionare ukrainase Kompania e energjisë kombëtare "Ukrenergo", Dmitro Kornijenko dhe kryetari i Komitetit për Lidhjet e tregut (MCSC), Kosimo Kapidonjo. Moderator i diskutimit do të jetë drejtori ekzekutiv i bursës së Energjisë elektrike alpine-adriatike (ADEKS) dhe në bursën sllovene të energjisë (BSP), Anzhe Predovnik.

Në fokus të panelit të debatit do të jetë Plani për integrimet e bursave nga Ballkani Perëndimor e cila duhet t'i dorëzohet Komisionit Evropian deri në qershor të vitit 2024.

Fjalim në forum do të ketë dhe kryetari i Komitetit për të gjithë operatorët e nominuar të tregut të energjisë elektrike (NEMO), Rafaell Gomez-Elvira Gonzales, si dhe eurodeputeti francez Bogoviç dhe Klemen Groshenj.

Miratimi i pakos së Integrimit të Energjisë elektrike nga Këshilli ministror i Komunitetit të energjisë në vitin 2022 shënoi një hap të rëndësishëm në rrugën drejt integrimit të mëtejshëm të palëve kontraktuese të Komunitetit të energjisë në tregun e brendshëm të energjisë elektrike të BE-së. Në afatin e mesëm, pakoja krijon kushte për integrimin e plotë të tregjeve energjetike të palëve kontraktuese - Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Bosnje e Hercegovinën, Gjeorgjinë, Kosovën, Moldavinë, Serbinë, Ukrainën dhe Malin e Zi, në tregun e vetëm evropian të energjisë elektrike. Megjithatë, zbatimi rregullator dhe teknik, duke përfshirë dhe miratimin e rregullave dhe procedurave specifike, si dhe shumë aspekte praktike, janë ende një aspekt praktik.

Qëllimi kryesor i forumit është të gjenerojë mbështetje politike dhe rregullatore për integrimin e mëtejshëm të tregjeve të ditës së ardhshme të palëve kontraktuese të Komunitetit energjetik me tregjet e ditës përpara vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, me fokus të veçantë në lidhjen me tregun e energjisë elektrike. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR