• e enjte, 04 dhjetor 2025

Drejtoria e Doganave: Në VK Stenjë është kapur një udhëtar me stoli ari në vlerë 346 mijë denarë

Drejtoria e Doganave: Në VK Stenjë është kapur një udhëtar me stoli ari në vlerë 346 mijë denarë

Shkup, 18 shtator 2025 (MIA) – Në vendkalimin kufitar Stenjë me Shqipërinë, nëpunësit doganorë në bashkëpunim me policinë kufitare parandaluan përpjekje për kontrabandë të stolive të arit në vlerë të përgjithshme prej 346 mijë denarëve. Kundër autorit të veprës në Prokurorinë Publike kompetente, është parashtruar kallëzim penal për vepër të kryer penale – kontrabandë, e dënueshme sipas Kodit Penal, informojnë nga Drejtoria e Doganave (DD). 

Autori i veprës, shtetas i Maqedonisë së Veriut, siç thonë, ka bërë përpjekje që në mënyrë të jashtëligjshme ta fusë mallin, pa e raportuar te organi kompetent doganor. 

“Për shkak të dyshimit, nëpunësit doganorë kanë kryer kontroll të hollësishëm të automjetit me të cilin ka udhëtuar, me çka në valixhe, në mesin e gjërave personale, ishin gjetur pesë byzylykë të arit në kuti për stoli”, njoftoi DD. fc/

Foto: Drejtoria e Doganave 

QËNDRONI TË LIDHUR