• e hënë, 23 dhjetor 2024

Drejtoria e doganave: Janë konfiskuar rreth 71 kilogramë marihuanë

Drejtoria e doganave: Janë konfiskuar rreth 71 kilogramë marihuanë

Shkup, 19 qershor 2023 (MIA) - Nëpunësit doganorë në vendkalimin kufitar Deve Bair, dje në orët e mbrëmjes parandaluan tentim për kontrabandim të rreth 71 kilogramëve marihuanë.

"Më 18.06.2023 në vendkalimin kufitar Deve Bair në dalje të shtetit është paraqitur automjeti motorizues i udhëtarëve me targa gjermane, drejtuar nga shtetas gjerman me të cilin ka udhëtuar edhe një person. Gjatë kontrollit të hollësishëm të automjetit të kryer nga ana e nëpunësve doganorë, në bunkerë të krijuar posaçërisht, janë zbuluar 67 paketime me marihuanë, me bruto peshë prej 71 kilogramëve", ceket në kumtesën e Drejtorisë së doganave.

Droga dhe automjeti janë mbajtur përkohësisht, ndërsa nga ana e Sektorit për kontroll dhe hetime nga Drejtoria e doganave, kundër personave është parashtruar padi penale në Prokurorinë themelore publike. ab/

Foto: Drejtoria e doganave

QËNDRONI TË LIDHUR