• e hënë, 23 dhjetor 2024

Drejtoria e doganës: Parandalohet hyrja e 1,7 ton medikamenteve të dëmshme për shëndetin e qytetarëve

Drejtoria e doganës: Parandalohet hyrja e 1,7 ton medikamenteve të dëmshme për shëndetin e qytetarëve

Shkup, 22 maj 2024 (MIA) - Nëpunësit e doganës në hyrje të Aeroportit ndërkombëtar të Shkupit kanë ndaluar hyrjen e 1.7 tonë barnave Sildenafil Citat Ups dhe Sibutramin të cilat janë të dëmshme për shëndetin e qytetarëve. Barnat nuk janë të regjistruara në Agjencinë e barnave, ndërsa kompania importuese nuk ka pasur as leje për shitjen me shumicë të produkteve medicinale, pra nuk është e regjistruar në regjistrin e personave juridik për kryerjen e këtij lloj aktiviteti, kumtoi Drejtoria e doganës.

"Pas ekspertizës u konstatua se medikamenti Sibutramin është një substancë që ndodhet në Listën nacionale të narkotikëve dhe substancave psikotrope të kontrolluara dhe se është stimulues i sistemit nervor qendror. Është përcaktuar se shkakton sulme në zemër dhe goditje në tru, prandaj barnat që përmbajnë sibutraminë janë ndaluar për shitje nga BE-ja që nga viti 2010. Medikamenti Sildenafil Citat Ups (viagra) është substancë që është pjesë e medikamenteve për trajtim dhe i nënshtrohet shitjes së kontrolluar", theksojnë nga Drejtoria e doganës.

Rastin e ka marrë Departamenti për hetime pranë Sektorit të kontrollit dhe hetimeve, ndërsa kundër personit juridik do të ngritët kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike. rq/

Foto: Drejtoria e doganës

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR