• e martë, 24 dhjetor 2024

Drejtoria Doganore: Shtetasi polak në thasë të zinj ka fshehur deviza

Drejtoria Doganore: Shtetasi polak në thasë të zinj ka fshehur deviza

 Shkup, 17 gusht 2023 (MIA) - Është parandaluar tentativë për nxjerrjen e paligjshme të devizave të padeklaruara në vlerë prej 1.890.000 lekë, rreth 18 mijë euro, pasi një shtetas polak gjatë daljes nga shteti, në vendkalimin kufitar Deve Bair, në kundërshtim me ligjin nuk i ka paraqitur te nëpunësit doganorë, informojnë nga Drejtoria Doganore.

"Për shkak të ekzistimit të dyshimit, makina me targa polake dhe udhëtari që udhëtonte me bashkudhëtarin janë dërguar për kontroll të detajuar, gjatë të cilit nën sediljet e pasme pranë hapjes së rezervuarit në najlon të zi janë si dhe në sendet personale në çanta gjetur 3.952.000 lekë shqiptare që është rreth 38 mijë euro", njoftojnë nga  Drejtoria Doganore.

 

Nga atje theksojnë se në përputhje me Ligjin për Punë Devizore, jorezidentët mund të nxjerrin jashtë vendit deri në dhjetë mijë euro, ku dy udhëtarëve iu janë kthyer lekët në shumën e përgjithshme prej 2.062.000 lekë ose 20.000. euro, kurse pjesa tjetër që nuk është deklaruar dhe për të cilët nuk kanë poseduar dokument janë mbajtur përkohësisht. 

 "Kundër shoferit është parashtruar kallëzim për kundërvajtje devizore, ndërsa devizat në përputhje me rregulloren do t'i dorëzohen Bankës Popullore", njoftojnë nga Drejtoria Doganore.

Foto: Drejtoria Doganore 

 

QËNDRONI TË LIDHUR